Skip to content

FOTO/ Vrasja e Rakip Rolit, mbërrijnë në gjykatën e Kurbinit 3 të dyshuarit

Ditën e sotme pritet masa e arrestit në Gjykatën e Kurbinit të 3 personave të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

Skënder Lika dhe Llej Lika babë e bir, si dhe një person i tretë që dyshohet se ka ndihmuar autorët do të gjykohen paraditen e sotme.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 10 dhjetor në Sanxhak të Laçit ku babë e bir dyshohet se qëlluan me breshëri ndaj 55-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se gjyqtar i çështjes është Aurel Arapi dhe prokuror Bardhyl Shehu.

Disa ditë më parë Skënder Lika në dëshminë e tij ne polici tha se merrte të gjithë autorësinë e vrasjes, sepse aktin kriminal e kishte kryer si hakmarrje ndaj djemve të Rolit të cilët sipas tij e kishin rrahur brutalisht në korrik të këtij viti.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb