Me dhjetëra vajza dhe gra kanë dalë në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar për abuzimin ndaj fermave.

Protesta e cila ka nisur në orën 16:00 u ndërmor pas ngjarjes së rendë që tronditi vendin para pak ditësh, ku një 65-vjeçar, roja i një shkolle përdhunoi për tre vite radhazi një të mitur nga mosha 12 deri në moshën 15 vjeçare.

Më pas skandali u zgjerua ku ai e filmoi atë dhe videon jua dha edhe personave të tjerë, të cilët e përdorën si mjet shantazhi dhe abuzuan me të.

Të pranishmit si edhe shoqëria civile në këtë protestë kërkojnë që reagimi të jetë më i madh, të dënohen abuzuesit e gjithashtu që të ketë ndërgjegjësim, e të denoncohen të tilla raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re