Një grua është proceduar penalisht pasi u ndalua në Rinas me mbi 10 mijë paund të padeklaruara.

Sipas policisë kufitare,  si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ajo akuzohet tashmë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re