Unë jam themelues i PD-së. PD-ja simbolizon ëndrrat e studentëve që u ngritën 30 vite më parë. Kam vetëm një mesazh për zotin Basha. Pritshmëritë ishin shumë të larta, por nuk arriti të thyejë makinerinë shtetërore pas dy mandatesh. Mesazhi im është ky, ju jeni shkolluar në perëndim. Ju duhet të sillnit një standard në PD dhe në Shqipëri dhe të jepnit dorëheqjen. Ju duhet të hapni rrugën për të siguruar garën e lirë dhe për të riorganizuar strukturat e partisë. Unë vij me një mesazh nga diaspora. Asaj iu ndal e drejta për të votuar. Këtë gjë nuk e bëri PD-ja. I kërkoj lidershipi të ri të marrë në konsideratë këtë gjë. Në këto kushte Shqipëria është në udhëkryq. Unë kam konstatuar një jo organizim përreth Shqipërisë. Kam vetëm një interes, demokracia. PD-ja nuk i mungojnë të rinjtë që mund të marrin përsipër drejtimin e saj. Të hapet debati dhe të shtrohet rruga për krijimin e strukturave demokratike. Nuk kam kohë për të bërë historikun ccfarë ka ndodhur në PD këto vite. Ftoj të gjithë ata që kanë kontribuar te PD-ja t’i bashkohen të rinjve. Vizioni ynë shkon përtej detajeve. Kërkoj edhe njëherë që zoti Basha t’i nënshtrohet standardeve perëndimore dhe të japë dorëheqjen. Interesi themelor është bashkimi i të gjithë atyre që tentuan të krijojnë parti të tjera por nuk patën interes. Mos harroni që shtëpia juaj është PD-ja.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re