Në një kohë që rreth e qark selisë së PD-së ka furgona të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga organizatorët e Kuvendit nuk flitet për një plan për marshim, drejt saj.

Lidhur me këtë u pyet nga gazetarët deputeti Edi Paloka, i cili tha se Kuvendi i mori sot vendimet e tij, dhe të gjithë të tjerët kanë detyrimin që ta zbatojnë.

“Nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi pastaj. Kuvendi i mori vendimet e tij, të gjithë kanë detyrimin që ti zbatojnë këto vendime”, u shpreh Paloka. I të njëjtit qëndrim është dhe deputeti tjetër i PD-së Luçiano Boçi, i cili u shpreh se Kuvendi i datës 18 është i pavlefshëm nëse Basha rezulton i shkarkuar nga Kuvendi i sotëm.

Në Kuvendin e sotëm, me kërkesë të 7 deputetëve, u hodh në votim shkarkimi i Lulzim Bashës, për të cilën janë duke votuar të gjithë delegatët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re