Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit ku për pasojë janë plagosur dy vajza.

Aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të fortë mes dy mjeteve në aksin rrugor Milot-Rubik.

Për pasojë shoferja dhe pasagjerja e një autoveturë kanë mbetur të plagosura.

Më konkretisht, një furgon dhe një autoveturë janë përplasur kokë më kokë. Nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e të dëmtuarave.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po kryen ekspertizën, ndërsa nga burime paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re