Skip to content

Fushata zgjedhore, Fevziu e thotë: Më e shpifura në 30 vite

Gazetari Blendi Fevziu e konsideron këtë fushatë që u organizua për zgjedhjet e 25 Prillit si më të shpifurën që ka parë këto 30 vite. Sipas tij, gjysma e kësaj fushate ishte false

“Unë e kam ndjekur këtë fushatë që është më e shpifura që kam parë ndonjëherë në 30 vjet. Ishte një fushatë 50% fake”, tha Fevziu.

Duke komentuar fushatën e kandidatit demokrat Agron Shehaj në rrjetet sociale, sipas Fevziut ishte nga të paktët e natyrshëm.

“Ishte nga të paktët njerëz që ishte i natyrshëm, ishte normal. Kam përshtypjen që natyraliteti dhe vërtetësia akoma vlen. Kur të vijë koha që falsiteti të kalojë vërtetësinë mbase ndodh”, tha Fevziu.

Ndërkohë sipas ekspertit nga Terra Data i Blerim Gjeladinit, Shehaj ka bërë fushatën për profesionale brenda PD-së.

“Ka bërë një fushatë për mendimin tim, më profesionale brenda PD-së”, media plan, diskutimi, kontenti, qasja, diskutimi, postimet”, tha Gjeladini.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb