Enis Bardhi në talashe. Policia e Valencias është duke e hetuar futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, teksa dyshohet se ka falsifikuar patentën.

Ndaj mesfushori 25-vjeçar i cili aktivizohet me Levanten në La Liga,  është ngritur akuza për falsifikimit të dokumentacionit pasi u ndalua gjatë udhëtimit me makinën e tipit Porsche Panamera, gjatë një kontrolli rutinë në qytet të hënën pasdite, shkruajnë mediumet spanjolle.

“Mesfushori u ndalua në një kontroll rutinë rreth orës 13:20 pasditen e së hënës, kur po ngiste një Porsche Panamera. Pasi iu kërkua dokumentacioni i tij dhe patenta një nga oficerët e policisë lokale verifikoi që dokumenti i dytë nuk ishte në përputhje me rregullat e sigurisë. Polici ishte në gjendje të verifikonte me sy të lirë se karta ishte shtypur në një formë karte plastike. Përveç kësaj, oficeri i policisë zbuloi se shenja të tjera të sigurisë mungonin pasi shqyrtoi nën dritë ultravioletë”, shkruan të martën “lasportivincias.es”.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re