Skip to content

Futi në listën e 25 prillit mësuesen e vdekur, ‘justifikohet’ Kujtim Gjuzi: Kam qenë me ngarkesë …

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi e quajti një lapsus përfshirjen e një mësuese të vdekur në listën e partisë së tij për zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për ish-mësuesen, Perika Xhuli, për të cilën Gjuzi thotë se ka qenë anëtarë e Partisë Konservatore.

Ai shton më tej se ka folur me familjen e të ndjerës për këtë lapsus. Gjuzi i kthen përgjigje edhe aktivistit Astrit Seranaj, duke i thënë se është me vonesë.

“Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar.

Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa.

Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë” tha ai per “ABC News”.

Ditën e sotme, aktivisti Astrit Seranaj e kritikoi ashpër Gjuzin për përfshirjen e së ndjerës në listat e tij, madje duke e quajtur “një jashtëqitje kombëtare” kreun e Partisë Konservatore.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb