Milani ka arritur të fitojë ditën e sotme mes vështirësive kundër Veronës 2:0, duke qenë se titullarët si Ibrahimovic, Calhanoglu, Tonali apo Rebic nuk ishin të gatshëm për ndeshjen e sotme.

Ndeshjen e vendosën mesfushori Rade Krunic dhe mbrojtësi portugez Diego Dalot, përkatësisht në minutat 27 dhe 50.

Kështu, Milani është afruar 3 pikë me Interin, i cili luan ditën e nesërme në San Siro kundër Atalantës, e cila po tregon formë të mirë.

Në garën për titull është edhe Juventusi, ndonëse ka 52 pikë (7 më pak se Interi në renditjen aktuale). Bardhezinjte kane dhe një ndeshje të paluajtur kundër Napolit në pjesën e parë të sezonit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re