Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka depozituar një padi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në padi, ministrja e shëndetësisë akuzohet për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Sipas ish-deputetes, shkelja e kodit zgjedor është bërë për arsyen se zyrat e Partisë Socialiste në zonën ku kandidon Manastirliu, janë shumë pranë qendrave të votimit.

Ndërsa Kodi Zgjedhor parashikon një largësi prej 300 metrash midis zyrave elektorale të partive politike dhe qendrave të votimit.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”, u shpreh Vokshi.

Albana Vokshi bëri thirrje që KQZ të mos mbajë anë dhe të urdhërojë mbylljen e ktyre zyrave.

“I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra”.

Albana Vokshi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kandidojnë të dyja në njësinë 9, në Tiranë.

 

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re