Ish-kryeministriSali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku drejtuesi i FNSH-së Sokol Bizhga, urdhëron të hidhet gaz lotsjellës, edhe pse protestuesit janë larguar.

Në një moment një prej të pranishmëve i thotë Bizhgës që nuk ka nevojë që të hidhet gaz pasi të gjithë ikin vetë. “Po çfarë gazi? Ikim vetë ore”, dëgjohet të thojë një qytetar.

“Sokol Bizhga çirret si shtazë: gaz, gaz, gaz, prapa shpinës së protestuesve, ndërkohë që polici i thotë: Pse gaz, ata po largohen!

PS: Sokol Bizhga është besëpreri që dorëzoi në duart e bandave të pavdekshmin, Gjergj Mehmeti të cilin bandat e dogjën të gjallë në Sarandë!” shkruan Berisha.

Në momentet kur ka ndërhyrë FNSH u hodh gaz dhe ndaj punonjësve të mediave që ishin në krye të detyrës, edhe pse shumica e qytetarëve ishin larguar, dhe nuk kishte turma për t’u shpërndarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re