Gazetarë, shkencëtarë e diplomatë, Izraeli ka evakuar 167 afganë nëpërmjet Shqipërisë

minus.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Izraeli ka evakuuar fshehurazi 167 afganë nëpërmjet Shqipërisë.

Gjithashtu grupi i ndihmës humanitare IsrAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve të cenueshëm përmes Shqipërisë muajin e parë, tha OJQ , të mërkurën.

Grupi i të evakuuarve përfshinte gjyqtare, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut , të afër të diplomatëve afganë , artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, si edhe shkencëtarë.

Ata mbërritën në Shqipëri pasi u larguan nga Afganistani, kur talëbanët pushtuan Kabulin, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë muajit shtator IsrAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Refugjatët pritet që të zhvendosen në Kanada, Francë dhe Zvicër, bëri me dije IsraAID.

Nga ana tjetër IsrAID ka punuar për të sigurua nevojat e domosdoshme për 125 refugjatët në Shqipëri , si edhe mbi 1 000 të tjerë që tashme janë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm IsrAID , Yotam Politze deklaroi se edhe pse ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë po ndërtohen baza të përditshme dhe se tashmë qëllimi është të refugjatë t’u sigurohet gjithçka që u duhet për të ndërtuar jetën e tyre.

Organizata planifikon të mbështesë 167 afganë në një plan më afatgjatë.

IsraAID gjithashtu ka punuar edhe me gazetaren Danna Harman, e cila është shprehur se një gjë e mirë është fakti se pati shumë reagime të mira pas thirrjes për të ndihmuar afganët.

“Ne na takon që të dëgjojmë dhe të respektojmë thirrjet që bëhen për ndihmë. Me sa mundemi duhet të shtrijmë dorën dhe të ofrojmë mbështetje”, ka thënë ajo.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë