Skip to content

“Gazetaria investigative është zhdukur në Shqipëri “, gazetarja Anila Basha i rikthehet printit: Në revistë askush nuk ndryshon dot shkrimin, jep efekt veprues ndaj organeve të drejtësisë

Gazetarja e njohur Anila Basha e ftuar në emisionin “Fol me mua” që moderohet nga Rovena Dilo ka biseduar për problematikat në media dhe misionin e saj për t’iu rikthyer investigimit versionit print.

Sipas Anilës, investigimi në Shqipëri ka humbur, ndërsa shqiptarëve mediat u servirin informacione aktualitet të cilët shpesh herë në mediat online ndryshohen ose fshihen pas presioneve nga faktorë të ndryshëm.

“Unë jam një mami e re dhe më është dashur të tërhiqem nga angazhimet e mia publike, politike por edhe për jetën time personale. Faleminderit shumë në një ekran kaq të dashur që e vlerësoj shumë. Në zyrë e mbaj në Fax Neës sepse është një përpjekje e një njeriu me plot kurajo, është njëmik një shok , një njeri që ne gazetarëve na kuptonte shumë mirë, është një administrator i jashtëzakonshëm dhe nuk duhet të them kurrë ishte sepse në raport me të qenit në këtë jetë apo diku tjetër ai është gjithmonë është me mendimet që ka dhënë dikur, i bëj homazh Kasem Hysembelliut të cilin e vlerësoj dhe shpresoj shumë që gjithë stafi juaj të ketë kurajo të vazhdojë me atë pasion dhe energji dhe vërtetësi që kishte vetë Kasemi për të ndihmuar. Kasemi nuk është një njeri i zakonshëm por ishte njëri nga ne, pra nuk ishte pronari. Ishte njeri që shkonte në shtëpi në darkë dhe i conte bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij hallet eqë i thoshim ne gazetarët dhe cdo mëngjes na vinte me zgjidhjet që i kishte vetëm ai.

Sa e vështirë të thuash të vërtetën në këtë vend? “Është shumë e vështirë pasi këtu merr kosto të jashtëzakonshme, më përpara i kemi thënë më kollaj por sot e vërteta kamuflohet bëhet më e vështirë për tu dukur. Nuk është më gazetaria e 1997 ose 2000 kur nuk kishte celular as Ëhats App por ishte gazetaria e presioneve që njerëzit të vinin nën presion. Sot është më e vështirë mbase sse dje kjo për shkak të teknologjisë. Genjeshtra vishte bukru nën petkun e së vërtetës nëpërmbjet lobeve të dnryshme të fuqishme financiare të cilat debërtojnë deri në gazetari. Duke thënë një gënjeshtër disa herë duket si e vërtetë dhe të bësh një “Deal” me gënjeshtrën. Ne përballemi me informacine të ndryshme dhe të rreme që duan të penetrojnë me shpejtësi. Dihet arsye a online që njerëzit janë me celeluar në dorë dhe informohen në kohë reale. Unë i jam rikthyer printit.

Printi? “Shpesh herë njerëzit të marrin në telefon fshije këtë lajmin, ndryshoje këtë lajmin për të bërë ndryshime në mediat online. Kur dicka del në prin është e pamundur të ndryshosh lajmet apo të kamuflosh lajmet. Revista “Newsbomb” në numrin e dytë që ka dalë në print ka në fokus të saj kryesor, investigimin i cili ka humbur. Në Shqipëri ndodhin kaq shumë skandale nga dita në ditë, ne denoncojmë dhe lajmet sikur zënë njerrin tjetrin, kur zgjohemi ditën tjetër kemi harruar për të që ka ndodhur një ditë më parë. Ndërsa në print dhe të mbeturit në diskutim për një kohë të gjatë i bën njerëzit të kuptojnë se kanë nevojë për informacine të investiguara ku flasin ekspertë ku institucionet që kanë për detyrë të fillojnë hetimet të fillojnë procedurat për cështjet e denoncuara. Në numrin e parë ne kishim “një kryebashkiak për SPAK-un”, është denoncimi i dosjeve nga kontrolli i lartëi shtetit që ka kontrolluar 3 vjet (2018-19-20) dosjet në bashkinë e Fierit dhe ka gjetur shkelje për mbi 15 milionë euro vetëm për ka vite. Kontrolli i lartë i shtetit vazhdon kontrollin në bashki dhe mendohet se abuzimet janë më të shumta. Në numrin e dytë kemi luajtur me një titull “Fukarenj në tiranë, miliarder në Prishtinë” dhe bëhet fjalë për një politikan dhe një biznesmen që ishin harruar në terenin e SHqipërisë sepse nuk ishin fare aktiv por që sipas informacioneve kanë hapur kompani fiktive pikërisht në Pirishtinë dhe për këtë cështje prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Ti thashë këto sepse ka nevojë për investigim dhe për të bërë opinion. Shqiptarët janë të lodhur nga politikanët dhe televizionet që i japin shqiptarëve.

Helmimi i krujës nuk është diskutuar fare, është më e rëndësishme cfarë do të ndodhë në kampin blu nëse do të fitojë Basha apo Berisha për postin e kryetarit të PD, apo një investim me miliona euro sapo është inaguruar dhe më pas 300 vetë helmohen qindra qytetarë, këto janë cështje që duhet të merren shqiptarët.

Pjesa e frikës tani ka ndryshuar formë, nuk të vjen asnjë tek dera e shtëpisë për tu tërhequr. Tashmë të ndërpresin fondet financiare që mund të ngelesh pa fonde dhe të ngelesh si peshku pa ujë. Unë kam parë që edhe vet gazetarët sot kanë frikë vetë sepse thonë cmë duhen mua të merrem me këtë temë sepse mund të ngatërrohem. Kjo është e dukshme në raportet nga komisioni europian por edhe nga DASH apo unioni i gazetarëve, gjetjet tona janë që gazetarët vetcensurohen pasi kaneë frikë ose korrupsion i vogël dhe është pandemik. Ka edhe gazetarë të mirë nuk duhet të përgjithësojmë.

/faxweb