Ambientalisti Sazan Guri ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, për të folur lidhur me situatën e mbetjeve në zonën e Manzës, në Durrës. Guri tha se ajo që po ndodh me plehrat në Manzë është e papranueshme, dhe janë duke u konsumuar disa vepra të rënda penale, që rrezikojnë ujërat nëntokësore, dhe deri te ato të ujërave të pijshëm.

“Shkuam për të parë situatën, sesi mund të zgjidhet ajo, kemi të bëjmë me një rast fatal, ku qyteti I Durrësit është i bllokuar, kazanët sot në Durrës janë të tejmbushur, pasi vendflakja e plehrave në Porto Romano është e pasistemuar. Qeveria të kap pa leje se ke hapur një dritare, ndërkohë që vetë shteti prej 30 vitesh hedhin në një venddepozitim të paligjshëm, mbetjen e një qyteti deri në 300 mijë banorë. Nuk mendoj se është rentabël që mbetjet e 30 viteve të shkojnë në Sharrë, që është në një gjatësi prej 35 kilometrash.

Prej 3-4 ditësh në Manzë, janë duke u hedhur plehrat e Durrësit, aq shumë sa Manza nuk kishte prodhuar në 20 vitet e fundit. Kemi të bëjmë me tre vepra penale, zënia e një toke pa leje, ndotet ajri për shkak të djegies, dhe vepra tjetër që prodhohet një lëng i rrezikshëm nga djegia e tyre, ne e dimë se çfarë është ai lëng, që kalon në një tub ranor, që mund të kalojë më pas në ujërat e pijshëm. Duke qenë se banorët e Manzës kanë puse uji, këto materiale të dëmshme mund të kalojnë aty.

Gënjeva gruan që shkova në Manzë, pasi kam dhe një gjysmë árresti për shkak të një proteste që kamë bërë më herët në Tiranë, nuk shkova atje për protestë, por për ti thënë edhe ministrit që kafet që pi në Durrës i pi me ujë të pisët. Pse kështu në këtë formë bëhet ecoparku, si mund të mbahen të fshehura informacionet rreth këtij parku, dhe si mund të transportohen plehrat me kontenierë të hapur sa në një vend në një vend tjetër”, tha Guri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re