Një automjet tip “Volkswagen” pa targa është gjetur i djegur plotësisht në Frakull të Fierit.

 

Policia bën me dije se po punohet për të identifikuar personin që e ka në pronësi dhe shkakun e djegies së automjetit.

 

“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volkswagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re