Një i moshuar në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit është gjendur i vdekur në banesën e tij.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bajram Cani, babai i bisnesmenit të ndërtimit, Plarent Cani.

Ky i fundit u vra në 2 shtator 2013, në zonën e Plazhit të Durresit, pranë pallatit që po ndërtonte.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i moshuari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të detajeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re