Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është pikasur nga kalimtarët në zonën e Kombinatit, dhe më pas është njoftuar edhe policia.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale, pasi trupit të pajetë nuk i janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë për rastin:

Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re