Një 24-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, në një stan në zonën e malit të Soplikut në Sarandë. Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa po hetohet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Sarandës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko