Skip to content

Gjendja e akseve kombëtare, ARSH këshillon drejtuesit e mjeteve: Kujdes në orët e para të mëngjesit, reduktoni shpejtësinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet vendi pas ngricave që kanë pushtuar territorin.

ARSH bën të ditur se kontraktorët kanë bërë të mundur shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat, ndërkohë që qarkullimi ka vijuar normalisht në të gjitha akset. Ata i këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

NJOFTIMI:

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtareReshjet kanë pushuar temperatutar janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare.Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.