Kontigjenti i radhës me refugjatët afganë pas gjendjes së rënduar të sigurisë në Afganistan ka mbërritur pak para mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës në vendin tonë.
Fluturimi i parë, në bord të të cilit ndodheshin 95 pasagjerë afganë, dhe jo 150 siç u bë me dije më herët mbërriti në pistën e forcave ajrore të Shqipërisë në orën 23:00
Midis 95 pasagjerëve afganë të mbërritur mbrëmjen e djeshme, 2 ishin foshnja, të cilët poi arratisen regjimit taleban që është instaluar në vendlingjen e tyre.
Ndërkohë, pas zbritjes nga avionic, refugjatët afganë u pritën në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.
…
/faxweb
