Skip to content

Gjermani, “CureVac” fillon provat klinike të vaksinës anti-Covid-19

Laboratorit gjerman “CureVac” i është dhënë aprovimi që të filloj procesin e provave klinike për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit.Këtë njoftime e kanë bërë autoritet federale kompetente.

“Bëhet fjalë për një etapë të rëndësishme drejt autorizimit të një vaksine të sigurt dhe efikase kundër COVID-19 për popullsinë në Gjermani dhe më gjerë”, përshëndeti këtë autoritet Instituti Paul-Ehrlich, në një komunikatë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tashmë ekzistojnë 11 vaksina potenciale kundër koronavirusit, të testuara te njerëzit.

Në fund të prillit, laboratori i parë gjerman “BioNTech” e Mainz në lidhje me laboratorin amerikan “Pfizer”, mori dritën jeshile nga autoriteti rregullator për të filluar provat e para klinike.

“Provat klinike të ‘CureVac’ do të kryhen si pjesë e një studimi me 168 vullnetarë të shëndetshëm, ndër të cilët 144 do të vaksinohen gjatë muajit për të ekzaminuar nëse ata tolerojnë mirë dozat e vaksinave”, theksoi instituti ”Paul-Ehrlich”.(M.H/Faxweb.al)

/faxweb