Pasi Rusia dëboi disa nga diplomatët evropianë me akuzën se ishin të përfshirë në protesat pro Navalny, ka reaguar Gjermania duke dëbuar një diplomat rus.
Ministria e Jashtme Gjermane ka deklaruar këtë të hënë se kjo masë u mor si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati gjerman javën e kaluar. Gjermania tha se diplomati rus u shpall person ‘non grata’.
Rusia tha se diplomatët evorpianë ishin duke marrë pjesë në demostrata në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny, por Gjermania nuk e pranoi këtë gjë duke thënë se diplomati gjerman ishte thjesht duke kryer detyrën e tij për të raportuar mbi zhvillimet.
“Zyra e Jashtme shpalli sot” persona non grata ” një diplomat të ambasadës ruse në Berlin. Rusia dëboi disa diplomatë të BE-së përfshirë një në ambasadën gjermane. Ky vendim nuk ishte i justifikuar në asnjë mënyrë.Diplomati gjerman thjesht po kryente detyrën e tij për të raportuar mbi zhvillimet në vend në një mënyrë ligjore,” thuhej në deklaratë.
Kujtojmë se Rusia dëboi disa diplomatë evropianë javën e kaluar duke i akuzuar se ishin përfshirë në protestat pro kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
