Eksperti i Çështjeve Rajonale, Armand Plaka ka qenë i futar në emisionin “Me Xaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pyetje: A do kemi një vijueshmëri të politikës “Merkel” ndaj Ballkanit Perëndimor?

Sikurse thatë dhe ju, kemi një përsëritje klishe të angazhimit të qeversë gjermane dhe kjo për mua përbën lajmin e ditës pavarësisht se për shumë persona nuk e mendojnë njësoj. Ishin shumë të nevojshme këto mesazhe pavarësisht se vizita e ministres gjermane kaloi pa i dhënë vëmendjen e duhur. Por ky mesazh ishte ai që i duhej vendit tonë dhe të mos harrojmë se përbën thelbin e asaj që do na duhet në vazhdimësi. Mendoj se kabineti i ri qeveritar në Gjermani e ka forcuar edhe më tej prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Por duhet parë një detaj, edhe vetë emërtimi “ministër” është zgjedhur nga “Të Gjelbërit”. Ministrja e djeshme është ministre për Europën dhe për Klimën. Pra është ministre ekstra e atashuar brenda ministrisë së jashtme.

Pyetje: Duket sikur Gjermania e ka prioritet anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE? Madje duket sikur do kapërcejë edhe agjendën “Merkel”.

Armand Plaka: Lajmi i mirë është se e përgjithshmja do jetë nën rrugën e nisur nga Merkel.

Pyetje: Macron hodhi teza interesante ne dhjetor, si “autonomia strategjike”. Kemi një lloj avancimi edhe të Francës në këtë drejtim? Sepse Macron vite më parë kanë qenë kundër. Tashmë ka një ndryshim. Çfarë po ndodh?

Arman Plaka: E vërtetë që ka një ndryshim, Macron më parë renditej në krah të euroskeptikëve, nuk pranonte as këshilla miqësore nga Merkel. Duhet theksuar se nuk ka qenë vetë Macron kundër zgjerimit, por ka qenë i ndikuar me situatën e brendshme politike në Francë dhe presioni është shumë i lartë nga partitë e ekstremit të djathtë.

Erdogan në Shqipëri

Armand Plaka: Po përpiqen të kenë një politikë rajonale me vendet e Ballkanit që më parë janë administruar nga Perandoria Osmane. Nuk mund të mohohet kjo gjë.

Xhaxhiu: Janë rreth 800 xhami në Kosovë sot që flasim.

Armand Plaku: Nga njëra anë kjo kritikohet duke thënë se në Serbi po investohet për zhvillim ekonomik, ndërsa në Kosovë ndërtohen xhami. Por nga ana tjetër ka pasur një traditë bashkëpunimi mes dy shteteve madje edhe në kohën e Enver Hoxhës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re