Gjermania pret të marrë 10 milion doza të vaksinave të koronavirusit deri në fund të javës së ardhshme, që do të thotë që ritmi i vaksinimit është vendosur të rritet në mënyrë të konsiderueshme, raporton Reuters duke cituar Ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn.
Spahn tha se ishte e rëndësishme të qëndrojmë të kujdesshëm në lidhje me lirimin e rregullave të bllokimit, pasi që ndërsa numri i rasteve vazhdoi të bjerë, mutantë më infektues vazhduan të fitonin terren në Gjermani, me variantin britanik që tani përbën më shumë se 20% të rasteve.
Ndërsa vaksinimi ishte tërësisht vullnetar, Spahn nxiti publikun të merrte dozat e para.
“Nëse pret, rrezikon sëmundje të rëndë”, tha ai.
Gjermania ka vendosur një bllokim të rrepte kohët e fundit duke bllokuar kufirin me Rep.Ceke dhe Austrinë si vijim i masave parandaluese ndaj pandemisë dhe mutacioneve që ka pësuar ajo.
/faxweb
