Subscribe

“I ftuar nga një familje spotdashëse”, zëdhënësi I presidentit Meta, Tedi Blushi shjegoi kështu vizitën e fundit të këtij të fundit të Librazhd. Duke sjellë në vëmendje këtë vizitë dhe shumë qëndrime të tjera të fundit të presidentit Meta në prag fushate teksa u afrohemi zgjedhjeve të 25-Prillit, aktivistja  e njohur Brizida Gjikondi e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtoi thirrje ndaj KQZ-së që të gjobisë Presidentin.

Sipas saj, Meta është i përfshirë në fushatë dhe ashtu siç u gjobit kreu i Bshkisë Tiranë, e njëJta gjë duhet të aplikohet edhe mbi të.

“Unë personalisht, akuzoj KQZ-në që nuk gjobit institucionin public të Presidentit, për ndërhyrje në fushatën zgjedhore haptaz.

Jo më larg se dje, KQZ-j agjobiti kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të njëjtën gjë, mund ta aplikojë edhe ndaj Presidentit të Republikës.”