I ftuar në ‘Çim Peka Live’, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka dhënë detaje lidhur mbi studimin që ka bërë kjo akademi ku sipas tyre rezulton se 600 mijë qytetarë në Tiranë e kanë kaluar Covid-in.

‘Studimi është bërë nga njësitë e ngritura, siç është Komisioni i Ekonomisë dhe i Matematikë-Fizikës dhe aty ka edhe përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë dhe ka madje edhe nga mjekë të linjës së parë të Cocid si edhe specialistë të Imunologjisë dhe gjatë këtyre debateve u mendua që të kemi 2-3 projektet për studimin e Covid. Dhe një prej këtyre projekteve ishte edhe ky.

Rezultatet janë marrë nga testet që bëhen për të depistuarit, pra për të prekursit dhe nga testi seriologjik që bëhet pasi ke kaluar, për të parë se kush ka qenë i prekur.

Kështu testet serologjike janë pikërisht ato që konfirmojnë prezencën e antitrupave.

Duhet kuptuar një gjë që shkalla e zbulimit të ndjekjes së pandemisë bëhet nga numri i testeve.

Aty shikohet sa pozitiv nxirren në disa teste,

Në fillim të pandemisë, dilte në 7-8 të testuar, 1 person pozitiv.

Pastaj Evropa filloi ti shtojë testimet, kurse Shqipëria në 5-6 teste, 1 del pozitiv.

Ne jemi vendi që ka bërë më pak teste për frymë të popullatës.

Amerika ka arritur në 800 mijë teste në 1 milion, pra rreth 80 përqind të popullsisë.

Evropa Perëndimore është 40-50 përqind, kur ne jemi te 10 përqind të testimeve.

Kjo është njëra anë.

Tjetra pastaj mospërputhja e serologjikut që dalin shumë më shumë se sa të prekurit, kjo del kudo. Dhe nuk hyn te kritika.

Shifrat e dhëna tani nuk nxjerrin zbuluar MSH ose Komitetin e Ekspertëve, sepse këto shifra egzistojnë në Itali që në gusht.

Edhe më këtë rezulat del 1-2, ku 48 përqind e Tiranës e kanë kaluar Covid-in.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re