Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtorin e burgut 313 Eduart Strugaj.

 

Ndërkohë që përgjegjësi i sektorit të logjistikës, Florin Ahmetaj u dënua me 4 vite burg.

 

Nga hetimet ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjësi Ahmetaj janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Gjithashtu gjykata ka dënuar me 3 vite burg Ervin Kurtullën, i përfshirë në këtë skemë korruptive.

 

Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit ‘Jordan Misja’, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re