Një ditë pas dënimit në GJKKO të Domart Konjarit me 15 vite burg në mungesë, ky i fundit i ka nisur një letër institucioneve më të lartë në vend, përfshirë dhe ambasadën franceze.

Në letrën e shkruar dhe hartuar nga ana e avokatëve thuhet se Konjarit i është mohuar e drejta e mbrojtjes, dhe përgënjeshtrohen mediat se ai është gjetur fajtor dhe për akuzën e vrasjes.

Sipas avokatëve, klienti i tyre është marrë si i pandehur dhe është akuzuar vetëm për veprat penale të “Trafikimit te lendeve norkotike”, “Pastrimi i produkteve te vepres penale” “Organizate kriminale”, te parashikuara nga nenet 283/a/2, 287/a,334/1, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsionit aktiv i personave qe ushtrojne fuksione publike” sipas nenit 331/1, 189, 244 te K.Penal.

Pjesë nga letra e Konjarit drejtuar Ambasadës Franceze në Shqipëri, Ministrisë së Drejtësisë, KPK-së, KLGJ-së dhe mediave në vend:

Dje më datë 14.09.2020, Gjykata e Posacme kunder Korupsionit dhe Krimit te Organizuar dha nje vendim penal te paprecedent, vendim i cili ka minuar te drejtat themelore te njeriut te cilat kane 25 vite qe jane vendosur ne shtetin tone, vendim i cili na ktheu pas ne kohen famkeqe te diktatures, kohe ku dosjet gjyqesore kopsiteshin pa respektuar asnje garanci te personit te dyshuar dhe vendimet jepeshin formalisht ne zyrat e gjyqtareve pa pranine e personit te mare si te pandehur dhe pa i garantuar atij te drejten thelbesore te mbrojtjes.

Ne kete material, jane parashtruar ne menyre te permbledhur Konkluzionet Perfundimtare te te padehurit te cilat jane pergatitur nga perfaqesuesit e tij ligjor të zgjedhur prej tij, te cileve nuk iu dha mundesia ligjore proceduriale per ti lexuar dhe paraqitur ato gjykates. Pasi Gjykata në seancën e datës 14.09.2020 ka dhënë një vendim pa praninë e Avokatëve të zgjedhur nga vetë ky i pandehur apo Avokatit të caktuar Kryesisht .

Gjithashtu kërkojmë nga Mediat të cilat kanë pasqyruar më datë 14.09.2020 lajmin e dhënies të këtij vendimi të përgënjeshtrojnë lajmet e tyre reth akuzave të reme që kanë fabrikuar në lidhje me akuzen e vrasjes, kjo është një gënjeshtër pasi pranë Organit të Akuzës të Shtetit Shqiptar nuk është regjistruar asnjëherë një akuzë e tillë ndaj Z.Domart Konjari.

Shtetasi Domart Konjari, eshte mare si i pandehur dhe eshte akuzuar vetem per veprat penale te “Trafikimit te lendeve norkotike”, “Pastrimi i produkteve te vepres penale” “Organizate kriminale”, te parashikuara nga nenet 283/a/2, 287/a,334/1, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsionit aktiv i personave qe ushtrojne fuksione publike” sipas nenit 331/1, 189, 244 te K.Penal.

Nqs këto media nuk e përgenjeshtrojnë këtë lajm atëhere jemi të detyruar tu drejtohemi organeve përkatëse me një kallëzim penal ndaj tyre.

Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material.

Duke qene se kemi te bejme me nje shtetas i cili eshte me Statusin e Refugjatit dhe ka perfituar karten e Rezidentit ne shtetin Francez, atehere ne kete gjykim duhen analizuar dispozitat e te drejtes nderkombetare per refugjatet dhe mundesia e fillimit ose jo te nje procedimi penal ne vendin e “braktisur” sic eshte Shqiperia per Domart Konjarin, nga i cili ka perfituar mbrojtje te posacme ne shtetin e huaj.

Ne rastin konkret statusi i refugjatit eshte percaktuar ne Konventen e Gjenevës per Refugjatet e vitit 1951, ku Shqipëria është anëtarë e kesaj Konventës në vitin 1961.

Konventa e përcakton refugjatin si“një individ që është jashtë vendit të tij të kombësisë ose vendbanimit të zakonshëm i cili nuk është në gjëndje ose nuk duan të kthehen për shkak të frikës së bazuar të persekutimit në bazë të tij ose saj racës, fesë, kombësisë, mendimit politik apo anëtarësisë në një grup të veçantë shoqëror”.

Konventa është akt i detyrueshëm për shtetet anëtare. Vendet që kanë ratifikuar Konventën e Refugjatëve janë të detyruar të mbrojnë refugjatët që janë në territorin e tyre, në përputhje me kushtet e saj.

Një nga parimet bazë ku mbështetet procedura e azilit është ai i Mos-kthimit. Ishte Konventa e Gjenevës e vitit 1951 ajo e cila parashikoi Parimin e Mos-Kthimit: i cili ndalon dëbimin apo kthimin e refugjatëve të një vendi në një territor apo vend tjetër ku jeta apo liria e tyre do të ishin në rrezik.

Neni 33 e Konventës së 1951 ndër të tjera parashikon se: “1. Asnjë shtet palë nuk do të dëbojë ose kthejë prapa (refouler) një refugjat në asnjë lloj mënyre në kufijtë e territoreve ku i kërcënohet jeta ose liria për shkak të racës, besimit fetar, kombësisë, anëtarësisë në një grup shoqëror ose opinionit politik”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re