Pushohet çështja ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Ilir Meta kishte bërë një padi.

 

Pas vendimit të GJKKO, ka ardhur edhe reagimi i Dvoranit, i cili u shpreh gjatë një prononcimi se koha e gjyqeve publike ka mbaruar,  duke shtuar se ajo nuk bëhet në media, por në gjykatë.

 

“Nuk mendoj që më shkon mua të bëj interpretime të mia. Unë s’kam përplasje me asnjë institucion, thjesht ushtroj detyrën. Të jesh gjyqtar është përtej realitetit të kem përplasje me institucioneve. Unë zbatoj vetëm ligjin, nuk kam përplasje me askënd. Është e drejta e zotit Meta që të ketë interpretimin e tij, nuk jam askush ta paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përket një epoke të kaluar. Çështjet nuk bëhen nëpër media, përtej gjithë respektit, por vendosen në gjykatë”, tha Dvorani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re