GJKKO urdhëron procedim penal ndaj avokatit dhe anëtarit të KLGJ, Alban Toro.

Vendimi për Alban Toron është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

GJKKO kërkon nisjen e procedimit penal për falsifikim dokumentesh. Media denoncoi falsifikimet e anëtarit të KLGJ, teksa ai u padit në SPAK nga Shoqata e avokatëve anti -korrupsion.

Pas padisë, SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal, ndërkohë që vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme. Sipas akuzës Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Sipas ligjit anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje. Skandali i përzgjedhjes së Alban Toros u zbulua muaj më parë.

Toro ka falsifikuar të dhënat, që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit si avokat 10 vite pa ndërprerje, ashtu siç është përcaktuar në ligj.

Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re