Pasditen e sotme, drejtues dhe anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur në një protestë para drejtorisë së policisë Durrës.

Me maska dhe pankarta në duar ata kanë dalë kundër gjobës së vendosur kundrejt kryetarit të shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdullah Deliallisi.

Në pankartat që mbanin në duart, mes të tjerash, shkruhej: “Ndal dhunës ndaj Intelektualëve dhe qytetarisë së Durrësit” “Ndal shtetit policor”.

Abdullah Deliallisi u gjobit me 50 milionë lekë të vjetra në lidhje me ceremoninë e zhvilluar për dekorimin e Arkeologut Vangjel Toçi pas vdekjes me titullin Nderi i Kombit, në sallën e pallatit të kulturës Aleksandër Moisiu të qytetit, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re