Policia e Skraparit ka ndëshkuar kryebashkiakun i cili akuzohet për organizim të paligjshëm në kohë pandemie duke kundërshtuar masat kufizuese.

Sipas uniformave blu bëjnë me dije se kryetari i bashkisë Adriatik Memaj është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anti Covid.

Njoftim i policisë:

Vijojnë̈ kontrollet intensive nga Policia e Qarkut Berat, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Organizoi një takim kulturor në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 1.000.000 lekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re