Tre meshkuj kanë arritur të bëjnë ‘histori ligjore’ pasi një Gjykatë në Kaliforni lejoi që ata të përmenden të tre si baballarët e fëmijëve të tyre në certifikatën familjare
Vendimi bëri që Ian, Alan dhe Jeremy të bëhen familja e parë poliamore në Kaliforni, ku që të tre meshkujt mund të emërohen si baballarët ligjorë të fëmijëve të tyre.
Treshja u bashkua në ‘The Morning Show’ nga shtëpia e tyre mëngjesin e sotëm për të biseduar rreth betejës dhe jetës së tyre familjare, e cila është e detajuar në librin e ri “3 baballarë dhe një foshnjë: Aventurat e prindërimit modern”.
“Në fillim u duk se nuk do ta pranonin kërkesën tonë, kështu që ne kërkuam të flasim në gjykatë dhe mbajtëm qëndrimin tonë, kjo bëri që gjyqtarja të ndryshonte mendim dhe na dha të drejtën si prindër ligjorë për fëmijën tonë para se ajo të lindte”, tha Jeremy.
/faxweb
