Ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka reaguar në një lidhje direkte me Abc News pas vendimit të gjykatës së Lezhës e cila e dënon atë me katër vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave tek Rana e Hedhun.

Frrokaj bën me faj hipotekën e cila sipas tij nuk ka bërë regjistrimin gjykatyae pronave, por e shpjegoi këtë si një problem të hasur në çdo rast në vendin tonë.

Ai u shpreh se tashmë do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për ankimimin e vendimit, deri në provimin e pafajësisë ose qoftë edhe të fajësisë së të tij të provuar me fakte konkrete.

“Akoma nuk e kam gjetur se çfarë kam bërë. Unë nuk kam dashur ta mbajë me politikë këtë situatë. Por këtë situatë e kanë zgjatur sepse kanë dashur ta pjekin mirë. Nuk e konsideroj veten fajtor.

Unë jam arrestuar pa u pyetur as edhe njëherë as në cilësinë e të pandehurit, as në cilësinë e dëshmitarit. Kam thënë unë dua të më thonë se çfarë kam bërë. Unë dua të di se çfarë kam bërë. Asnjë nga ato dokumente nuk është aprovuar nga bashkia. Për rrjedhojë çfarë lidhje ka. Hipoteka mund të mos e regjistrojë. Është procedurë e zakonshme. Nuk kam asnjë lidhje me personat në fjalë. Aty ishte një skemë përpara votimit në pushtetin vendor. Tani meqë zgjati dy vite dhe asksuh nuk më ka thënë se çfarë kam bërë gabim. Aty paraqitur vetëm pamjet dhe thonë pse e ka dërguar bashkia për regjistrim. Siç është procedura e zakonshme. Edhe ligji thoshte që brenda 30 ditëve duhet të dërgohet për regjistrim.

Hipoteka duhet të ishte kërkuar. Unë kam thënë se do paguani taksën për 10 vitet e fundit. Asnjë dokument nuk është firmosur nga Fran Frrokaj përveç asaj që është brenda ligjit.  Jam në Lezhë me makinën e mikut vdhe po marr kontakt me avokatin se po shkoj ta takoj në Lezhë. Unë do bëj ankimimin në apel. Deri në pafajësinë time ose në vërtetimin publikisht të fajësisë time. Unë thjesht kam pyetur për procedurat. Të gjithë kryetarët e bashkive bëjnë këtë gjë sepse nuk bën kryetari verifikim bëjnë strukturat. Ata nuk më lidhin fare mua pronarët me tapitë”, tha Frrokaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re