Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është lënë në qeli.

Vendimi është dhënë nga Gjykata Speciale Antikorrupsion.

Në qeli janë lënë edhe Florian Tapia dhe Ervin Muraj, të arrestuar bashkë me të.

Arrestimet janë bërë në lidhje me një tender 1 milionë eurosh, për kanalin RTSH Agron, tender që është zhvilluar para se të jepej miratimi i AMA.

Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, përmes avokatit, Gëllçi ka kërkuar masë më të butë, duke e argumentuar me parrezikshmërinë shoqërore dhe probleme shëndetësore.

Gëllçi ka pretenduar se e ka paditur RTSH për largim të padrejtë nga puna dhe se do të rikandidonte për pozicionin e drejtorit.

Masë më të butë kanë kërkuar edhe Julian Tapia dhe Ervin Muraj, por që u është refuzuar nga Gjykata. Ndërsa personi i katërt në dosje, Alban Malaveci ende nuk është arrestuar pasi rezulton të jetë në Itali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re