Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë menjëherë nga burgu kreun e opozitës, Alexei Navalny.

Kjo thirrje e SHBA-ve vjen pak pasi Rusia vendosi të dënojë me 3.5 vite burg Navalny-n, për ngjarjen e vitit 2014. Navalny akuzohet se theu rregullat e lirimit me kusht në atë kohë.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga veprimet e Rusisë kundrejt Alexei Navalny. Përsërim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar si dhe lirimin e të gjithë atyre që po mbahen në qeli për ushtrimin e të drejtës së tyre,” shkruan Blinken në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re