Ngërçi i krijuar nga reforma në drejtësi përkthehet në kosto të shtuar për qytetarët, të cilët presin me vite në “derë” të gjykatës për një vendimmarrje .

Bilanci i Gjykatës Administrative Të Apelit për vitin 2021 nxori në pah pikërisht volumin e madh të stokut të dosjeve që presin për tu gjykuar. Përgjatë një viti kjo gjykatë ka marrë vetëm 887 vendime, në një kohë që ka mbartur afërsisht 19 mijë dosje për 2022-in.

Por për avokatin Jordan Daci numri i dosjeve që presin “ditën e gjykimit” është edhe më i madh.

 

JORDAN DACI

AVOKAT

Mund të jetë më i madh sepse ka shumë çështje që nuk besoj se janë hedhur në short akoma. Duke pasur parasysh numrin e gjyqtarëve, shumë kanë gjykuar madje, aktualisht një 5-çe funksionon.

 

Edhe për avokatin Stefan Topalli problemi mbetet te numri i ulët i gjyqtarëve të konfirmuar në detyrë nga të dyja shkallët e vetting-ut. Ai shprehet se ne Gjykatën e Tiranës se zvarritjet janë të gjithfarëllojshme.

 

STEFAN TOPALLI

AVOKAT

Vetting-u është gangrene e vonesave. Ju e dini shumë mirë një rast që ju e keni trajtuar, një divorc që ka filluar në 2019 dhe ka mbaruar në 2022. Një rast tjetër, një padi për mospërmbushje kontraktuale, që ka filluar në 2020 dhe sot e kësaj dite, akoma jemi në proces gjyqësor dhe zvarritjet kanë qenë nga më të ndryshmet. 

 

Dy avokatët thonë se gjykatat janë mbytur në dosje të pashqyrtuara.

 

 

JORDAN DACI

AVOKAT

Realisht çështje marrëdhënie pune p.sh që duhen gjykuar me prioritet, aty ka gjyqtarë që gjykojnë 2016-2017 akoma. Një çështje nuk gjykohet përpara 4 ose 5 viteve në atë gjykatë.

 

STEFAN TOPALLI

AVOKAT

 

Institucionet, realisht, duhet të marrin masat përkatëse që t’i jepet e drejta një individi për së gjalli.

 

Që nga viti 2018, të dyja shkallët e vetting-ut kanë shkarkuar në total 191 magjistratë dhe kanë konfirmuar në detyrë 199 të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re