Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet nga operacioni i koduar “Gjysmëfinalja”, gjatë të cilit u arrestuan gjithsej 35 persona, në të gjithë vendin.

Efektivët e Policisë kanë ‘mësyrë’ për të kontrolluar në 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Sipas bluve, operacioni u krye “në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re