Glauk Konjufca do të jetë President në detyrë i Kosovës deri në zgjedhjen e të riut.

Ai u zgjodh pak më herët kryetar i parlamentit të Kosovës dhe tashmë Kushtetuta ia obligon që në mungesë të një Presidenti të zërë vendin e përkohshëm.

Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën Konjufcës ndërkohë që ky i fundit ia njohu meritat për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë.

“E falenderoj zonjën Vjosa Osmani. E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese.’’– tha Konjufca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko