47 persona, nga të cilët 25 në Shqipëri, janë zbuluar si pjesë e një linje trafiku të emigrantëve ilegale. Der më tani në vendin tonw janë arrestuar 18 persona, mes tyre dhe shtetas të huaj, ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim nga policia.

 

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin klandestinët në rrugë tokësore dhe detare drejt Italisë dhe më pas ne vendet e tjera të BE.

 

TONIN VOCAJDREJTOR I POLICISE KRIMINALE

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale, pasi siguronin persona të ndryshëm, kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera, kundrejt një shpërblimi monetar që varionte nga 5000 deri në 10000 euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke iu mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi, me 1120 emigrantë.

 

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa skafe, një anije velierw, automjete e sende të ndryshme. Autoritetet italiane bënë të ditur se në shtetin fqinj vepronin dy grupe kriminale.

 

Ai në veri të Italisë drejtohej nga dy vëllezër, të cilët arrinin t’i shmangeshin policisë duke përdorur identitete të rreme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re