Një shqiptar 27 vjeç u arrestua të hënën për vrasje në tentativë, pasi ka qëlluar me thikë ish-të dashurën e tij greke, një studente që jetonte në Torino.

Vajza u qëllua me thikë natën e së dielës në gjoks, bark dhe në qafë. Policia tha se kishte gjetur thikën e përdorur në këtë sulm.

Gruaja u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Mauriziano të Torinos, ku i është nënshtruar një sërë operacionesh. I arrestuar ka përfunduar shqiptari Jetmir Kurtsmajlaj, autor i dyshuar për ngjarjen.

Kurtsmajlaj po sulmonte me thikë në mes të rrugës në Torino ish të dashurën greke. Kjo bëri që shumë të pranishëm, që po shikonin skenën e dhunshme të lajmërojnë menjëherë policinë, që prangosi në kohë rekord të riun.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re