Skip to content

Grabitet farmacia, hajduti i drejton armën lodër punonjëseve, ato i japin të gjithë xhiron ditore

Foto Ilustruese

Një farmaci në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e nje arme lodër ka arritur të marrë një shumë parash. Sipas burimeve të Faxweb.al, ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes.

Shuma e parave të marra nga ana e grabitësit ka qenë xhiroja ditore e farmacisë. Fax news mëson se grabitësi, i cili nuk është identifikuar ende ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.

Pasi ka nxjerrë armën lodër ai ka kërcënuar dhe kanosur shitësin në mënyrë që të mos bënte zë dhe të merrte vlerën monetare që ishte gjendje. Pasi ka marrë shumën e parave ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka bërë sekuestrimin e dhjetra kamera të sigurisë për të zbuluar kush është grabitësi dhe itinerarin e largimit.

Kujtojmë se mesditën e së shtunës pre e grabitjes në kryeqytet ra edhe pika e kridive, kredo.al, ku një personi ende i paidentifikuar, me kapuç në kokë u fut brenda zyrës, nën kecënimin e armës arriti të marrë rreth 300 mijë lekë të reja. Më pas dyshohet se u largua nga aty me taksi, duke humbur gjurmët./faxweb