Nje pikë karburanti u grabit mbrëmjen e të mërkurës nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

 

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, grabitësit  arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve xhiron ditore e më pas u larguan me shpejtësi.

 

Ende nuk dihet shuma që ata vodëhn, ndërsa policia po kryen kontrolle të shumta pasi dyshon se autorët mund të jenë banorë të zonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re