“Grabitet shtëpia e kreut të SPAK Arben Kraja, në Gjirin e Lalzit”. Ishte ky “lajmi” që bëri xhiron e mediave mbrëmjen e së hënës.

Sot ka ardhur edhe reagimi i kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili në një prononcim për CNA.al, ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë as tani dhe as më herët.

“Nuk është lajm i vërtetë. Nuk është vjedhur banesa ime. Para rreth dy javësh janë vjedhur disa banesa në Lalëz aty rrotull në fshat dhe normalisht ka ardhur Policia dhe ka kryer veprimet. Përse sajojnë nuk di çfarë të them”, është shprehur Kraja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re