Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur para rreth gjysmë ore në qendër të qytetit të Sarandës. Ngjarja është regjistruar tek dyqani i celularëve që ndodhet në afërsi të 15 – katëshit.
Një person ende i paidentifikuar me thikë në dorë i është afruar dyqanit, por nuk e pati të lehtë se u përball me rezistencën e pronarit të dyqanit, i cili është përleshur me të, ndërsa është njoftuar policia.
I ndodhur përballë rezistencës së pronarit, hajduti është larguar me vrap. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të autorit.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
