Gratë që hynë në grevën e urisë ditën e djeshme në Ballsh kanë shfaqur problemet e para shëndetësore.

Për këtë arsye pranë mjediseve të uzinës kanë mbërritur mjekët e spitalit të Mallakastrës. Shumica e grevisteve kanë tension të lartë, por ato thonë se ilaçet do t’i marrin në mjediset e grevës.

Gjatë natës kanë qëndruar dhjetë gra, ndërsa ditën në mbështetje shkojnë edhe koleget e tyre.

Ato i kanë bërë thirrje të gjithë grave të Shqipërisë që të sensibilizohen me to për të fituar këtë betejë për të drejtat e tyre, për marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës.

Jashtë mjediseve ka punonjës të tjerë të uzinës të cilat janë në mbështetje të grevisteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re