“Green Pass” në Shqipëri, rritet numri i të vaksinuarve në Shkodër, Suida Kuka: 53% e popullsisë ka marrë dy dozat

Screenshot_16.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Detyrimi i vaksinës për administratën dhe punonjësit e supermarketeve e qendrave tregtare ka ndikuar në shtimin e numrit të qytetarëve që po vaksinohen.

Në këto 5 ditë të para të vitit 2022 janë kryer rreth 1000 vaksinime në qytetin e Shkodrës dhe Bashkinë Vau i Dejës bën me dije drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Suida Kuka. Ajo tregon se në Shkodër, 53% e popullsisë është e vaksinuar me të dyja dozat.

“Si gjatë muajit dhjetor edhe në ditët e para të janarit kemi pasur një rritëm të mirë të vaksinimit në shifra dhe në proces kjo në kuadër të certifikatës së vaksinimit, administrata, markete dhe qendrat tregtare. Kjo solli rritjen e numrit të vaksinave dhe nga 1 janari deri në ditën e sotme ne kemi bërë 1 mijë vaksinime në qytetin e Shkodrës dhe bashkisë Vau i Dejës. Shkodra deri tani kemi rreth 53% të popullsisë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë kurse me dozën e tretë jemi në proces e sipër sa i përket kësaj kategorie”, tha Suida Kuka – Drejtore e NjVKSh, Shkodër.

Kuka e pranoi se Qarku Shkodër po përballet me shtim të infektimeve, ku vetëm një ditë më parë kanë rezultuar 78 raste pozitive.

“Fatkeqësisht dy ditët e fundit kemi pasur një shumëfishim të rasteve të infektimeve në qytetin e shkodrës, vetëm dje kemi numëruar rreth 78 raste pozitive që është një shifër shumë e madh sepse para 4-5 ditësh ne kemi qënë shifra të ulëta 10 persona në ditë por kemi një rritje për shkak të festave. Ne jemi në cdo kohë të gatshëm për të marrë rapid teste apo PCR. Kam një komunikim për popullatën, nëse kanë dyshime për sa i përkec Covid-19 të paraqiten para qendrës së tyre shëndetësore për të bërë testin e shpejtë”, tha Kuka.

Gjithashtu, Kuka tha se kemi qenë në monitorim të situatës në shkolla për virusin për shkak të rritjes së rasteve në ditët e fundit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë