Një aksident ndodhi gjatë uljes së një fluturimi të Ryanair në Kallamata të mërkurën në mëngjes (18/6), kur aeroplani u përplas me një parmak mbrojtës.

Sipas Daily Mail, Boeing 737, i cili ishte nisur nga Aeroporti Stansted në Londër, hasi turbulenca të forta si gjatë fluturimit në afrimin përfundimtar drejt destinacionit të tij.

“Pati turbulenca të forta gjatë fluturimit, por aeroplani arriti të ulej në pistën e Aeroportit të Kallamata-s,” tha një burim për The Sun. “Ekuipazhi kishte paralajmëruar se ulja do të ishte e vështirë.” Shtoi ai: “Por, ndërsa aeroplani po drejtohej drejt parmakut të kuq dhe të bardhë në fund të pistës, ai papritmas u kthye dhe pati një zhurmë të fortë. Ishte e qartë se kishte pasur një Përplasje .”

Nuk u raportuan të lënduar, ndërsa Aeroporti i Kallamata-s aktivizoi menjëherë procedurat e emergjencës për të menaxhuar incidentin, ndërsa një krah i aeroplanit u dëmtua.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko