Greva e nisur prej kontrollorëve në aeroportin Nënë Tereza ka sjellë ndërprerjen e funksionalitetit të aeroportit. Përmes një njoftimi TIA bën me dije se si pasojë e mungesës së stafit janë prekur dy fluturimet e para, respektivisht një avion i ‘Aegean Airline’ me destinacion Athinë-Tiranë dhe një tjetër i ‘Air Albania’ me destinacion Stamboll-Tiranë, të cilët do të kenë 40 minuta vonesë.

Njoftimi i plotë: Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re